Greqi, Papadhimos: Nuk ka ulje tjetër në paga dhe pensione

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 03:54

Kryeministri Lukas Papadhimos bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët dhe angazhim me qëllim realizimin e objektivave, gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Dhomës greko-amerikane të Tregtisë, duke argumentuar se vendi është në pikën më të thellë të recesionit. 

“Greqia është pikën më të thellë të recesionit, ndaj ne ende kemi një punë shumë e vështirë përpara", tha Papadhimos në fjalën e tij dhe shprehu optimizmin se vendi do të fillojë një rritje pozitive gjatë vitit 2013. 

Kryeministri grek sqaroi se nuk do të ketë reduktime të mëtejshme të pagave dhe pensioneve nominale, norma të reja apo rritje të taksave në vitin 2012, por theksoi se “kemi një punë shumë e vështirë përpara, dhe nuk ka kohë për të humbur”. 

Papadhimos theksoi se "është përgjegjësi e kohës, vendimi dhe veprimi, sepse situata në ekonominë reale është përkeqësuar." 

Kryeministri i Greqisë theksoi se prioritetet kryesore të qeverisë së tij janë, liberalizimi i profesioneve të mbyllura, thjeshtimi i sistemit tatimor dhe në ristrukturimi i administratës publike. 

Duke folur në këtë Konferencë, përfaqësuesi i FMN-së në Greqi, z. Thomsen tha: "Nuk ka zgjidhje të lehtë. Ne kemi arritur në kufirin e asaj çfarë mund të arrihet me taksat e imponuara. Ajo që duhet kuptuar është se duhet lëvizur, për të reduktuar shpenzimet publike".

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.