Itali, paketë masash antikrizë në vlerë 33 miliardë euro
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2131_1_1881.jpg?itok=4B1KLRVR)
Kryeministri italian, Mario Monti i prezanton senatit italian paketën e masave antikrizë me vlerë 33 miliardë euro e cila synon uljen e borxhit të Italisë. "Evropa, Italia, dhe realiteti i saj territorial, janë pjesë thelbësore e një zhvillimi të përbashkët, ku të gjithë janë thirrur të luajnë rolin e tyre",- u shpreh Monti para senatorëve.
Vetëm një ditë më parë, Monti i tha një komisioni parlamentar për buxhetin, se reformat e reja do të përmbajnë masa më të lehta për më të varfërit dhe pensionistët. Ndryshimet në paketën e mbiquajtur "Të shpëtojmë Italinë" vijnë si kundërpërgjigje e zemërimit të sindikatave që kanë filluar një seri grevash të përgjithshme.
Masat ekonomike të prezantuara në Senat kanë hasur dhe në kundërshtimin e përfaqësuesve të La legas, të cilat bënë thirrje për më pak taksa. Por sipas kryeministrit Monti, paketa e masave e diskutuar në dhomën e komunëve, i ka dhënë Italisë mundësinë të ulet në tavolinën e diskutimeve në Bruksel, me më shumë kredibilitet e i ka lejuar të mbajë një pozicion autonom për një sërë çështjesh të agjendës evropiane.
Monti ka pranuar "sakrificat" që qeveria e tij u kishte kërkuar italianëve të bënin dhe ndikimin që taksat më të larta dhe ulja e shpenzimeve do të kenë në rritjen ekonomike, por tha se ishte një çmim që duhej të paguhej për të ulur kostot e huamarrjes së Italisë, në tregjet ndërkombëtarë.
Albanian Screen
Add new comment