Arkiv-Lajme të përditësuara

Presidenti Obama: Misioni në Irak, arritje e jashtëzakonshme

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:49

 

Presidenti amerikan Barack Obama tha se misioni amerikan në Irak  ishte një arritje e jashtzakonshme që shërben si shembull se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të mbrëndshme të vendit.

Skandali, Afrika e Jugut: TV e huaja spiunojnë Mandelën

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:35

Në Afrikën e Jugut kanë plasur debatet pasi agjencitë prestigjoze të lajmeve Associated Press dhe Reuters janë denoncuar nga autoritetet vendase se kanë vendosur kamera vëzhgimi para shtëpisë së Nelson Mandela, në fshatin e tij të lindjes, duke pritur vdekjen e tij. "Hetimet kanë nisur për dy agjenci prestigjoze",- tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se kamerat ishin konfiskuar si "dëshmi". 

Studentët në mbrojtje të Piramidës

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:32

E ardhmja e arkitekturës shqiptare ka shprehur protestën e saj ndaj institucioneve shtetërore për lënien në harresë të Piramidës pas ndricimit të bulevardit kryesor të qytetit. 

Edhe pse studentë, me fondet e tyre, ata kanë blerë drita zbukuruese për një ndricim simbolik të Piramidës. Ata shprehen të shqetësuar për faktin, se kjo pjesë e qendrës së kryeqyetit, edhe pse pak metra nga selia e kryeministrisë, është lënë në terr të plotë. 

Gjatë një tubimi paqësor përpara piramidës ata kërkuan ndalimin e vendimit për prishjen e saj. 

Mbi 100 000 grekë aplikuan këtë vit, për të emigruar nëpër botë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 10:29

Në kushtet e krizës ekonomike në Greqi, në atmosferën e largimeve nga puna dhe mbylljes së bizneseve, që po e con papunësinë në shifra gjithmonë e më të larta, shumë qytetarë grekë nuk shohin dritë shprese në vendin e tyre dhe kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës.

Eshtë rritur mjaft këtë vit numri i grekëve që plotësojnë dosjen “Europass”, me të dhënat personale dhe kualifikimet, duke shpresuar që nëpërmjet saj, të gjejnë një “derë të hapur” jashtë vendit dhe të punojnë për një jetë më të mirë. 

Kazakistan, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 10:10

 

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të dhunës në vendin e pasur me naftë. 

Ora policore do të jetë në fuqi për 20 ditët e ardhshme në qytetin perëndimor të Zhanaozen, një ditë pasi të paktën 10 persona u vranë në përleshje të dhunshme. 

Bulqizë, humb jetën minatori, u bllokua 1000 m nën tokë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 10:06

Tjetër tragjedi në minierën e Bulqizës. Policia dhe Reparti i Inspektim-Shpetimit të Minierave konfirmoi vdekjen e minatorit Bajram Dalipi, i cili u bllokua mesditën e sotme në zonën D të një miniere private. Grupi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e pajetë pas 2 orësh kërkime.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se minatori Bajram Dalipi po punonte rreth 1000 metra në thellësi të një miniere private, e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR. 

Përleshje të dhunshme në Egjipt, 6 viktima

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 06:34

 6 persona janë vrarë dhe 300 të tjerë janë lënduar në përleshjet mes aktivistëve dhe forcave të sigurisë, një ditë më parë në kryeqytetin egjiptian, Kajro. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, dy nga viktimat janë adoleshentë. "Njëri prej tyre ishte qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës",-shkruan CNN. 

Prokuroria nga ana e saj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Deri tani janë marrë në pyetje 14 persona, të cilët ishin të pranishëm në protestat e djeshme. 

Moti i keq, vonesa në ankorimin e trageteve

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 06:31

Moti i keq ka shkaktuar probleme ne portin detar te Durresit duke sjelle pezullimin e plote te aktivitetit te tij. 

Te vetmet qe kane mundur te lundrojne jane anijet e medha te transportit te pasagjereve dhe makinave, por edhe ato kane hasur ne veshtiresi dhe kane regjistruar vonesa mbi tre ore ne oraret e parashikuara te nisjes dhe mberritjes ne port. 

CEZ pas vendimit të ERE: Bllokohen investimet

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 05:01

 

CEZ Shpërndarje ka shprehur dje qëndrimin e saj për çmimin e ri të energjisë, një ditë pas vendimit që mori Enti Rregullator i Energjisë.

Libia, Këshilli i Sigurimit heq sanksionet

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 04:59

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka hequr sanksionet ndaj bankës qendrore të Libisë dhe bankës së huaj të investimeve, për të ndihmuar vendin t’i bëjë ballë krizës financiare. 

Lëvizja qartëson edhe më tej rrugën për qeverinë e re, për zhbllokimin e miliarda dollarëve në formë asetesh që mbahen jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë të njëjtën gjë menjëherë më pas. 

Asetet e huaja të bankave libiane u ngrinë më herët gjatë vitit, në kuadër të sanksioneve kundër ish-liderit libian, kolonelit Muammar Gaddafi. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara