Skandali, Afrika e Jugut: TV e huaja spiunojnë Mandelën

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:35

Në Afrikën e Jugut kanë plasur debatet pasi agjencitë prestigjoze të lajmeve Associated Press dhe Reuters janë denoncuar nga autoritetet vendase se kanë vendosur kamera vëzhgimi para shtëpisë së Nelson Mandela, në fshatin e tij të lindjes, duke pritur vdekjen e tij. "Hetimet kanë nisur për dy agjenci prestigjoze",- tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se kamerat ishin konfiskuar si "dëshmi". 

Zëdhënësi nuk përmend emrat e dy agjencive, por Reuters dhe Associated Press kanë pranuar faktin se kanë vendosur kamera në shtëpinë e disa banorëve në fshatrat Qunu, të provioncës Kepi Lindor ku jeton prej vitesh edhe ish presidenti afrikan. 

Sipas autoriteteve policore të Afrikës Jugore kamerat ‘shkelin ligjet e vendeve strategjike të shtetit afrikan, pasi të gjithë rezidencat presidenciale konsiderohen vende strategjike'.

Gjendja shëndetësore e fituesit të cmimit Nobel për Paqen, është shumë e brishtë dhe vdekja e tij konsiderohet si ngjarje botërore. Faktin e përgjimeve të Nelson Mandela e ka zbuluar e përditshmja e Johanesburg “The Times” .

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.