Kazakistan, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të dhunës në vendin e pasur me naftë.
Ora policore do të jetë në fuqi për 20 ditët e ardhshme në qytetin perëndimor të Zhanaozen, një ditë pasi të paktën 10 persona u vranë në përleshje të dhunshme.
Nazarbajev nxorri një dekret, të publikuar në faqen presidenciale të internetit që ndalon grevat dhe protestat publike, kufizon lirinë e lëvizjes rreth Zhanaozen dhe e kufizon qasjen drejt dhe nga qyteti. "Gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë",-thuhej në dekret.
Protestat shpërthyen për shkak të pushimit nga puna të dhjetra naftëtarëve të cilët u përleshën në sheshin kryesor të qytetit me forcat e rendit.
Albanian Screen
Add new comment