Presidenti Obama: Misioni në Irak, arritje e jashtëzakonshme

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 14:49

 

Presidenti amerikan Barack Obama tha se misioni amerikan në Irak  ishte një arritje e jashtzakonshme që shërben si shembull se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të mbrëndshme të vendit.

Gjatë fjalimit të tij javor, Presidenti Obama u shprehu mirënjohje 1 milion e 500 mijë amerikanëve që kanë shërbyer në Irak që nga vitit 2003 dhe familjeve të 4 mijë e 500 ushtarëve që kanë rënë atje. Trupat amerikane po e përfundojnë transferimin e përgjegjësive të sigurimit në duar të  forcave irakiane para afatit të caktuar më 31 dhjetor kur të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku.

Presidenti Obama i bëri thirrje  kongresit që të lërë mënjë anë divergjencat partiake dhe të zgjidhin çështjet buxhetore  në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj veteranëve të ushtrisë.

 

Zëri i Amerikës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.