Bulqizë, humb jetën minatori, u bllokua 1000 m nën tokë

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 10:06

Tjetër tragjedi në minierën e Bulqizës. Policia dhe Reparti i Inspektim-Shpetimit të Minierave konfirmoi vdekjen e minatorit Bajram Dalipi, i cili u bllokua mesditën e sotme në zonën D të një miniere private. Grupi i shpëtimit arriti të nxirrte trupin e pajetë pas 2 orësh kërkime.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se minatori Bajram Dalipi po punonte rreth 1000 metra në thellësi të një miniere private, e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR. 

Minatori mbeti i bllokuar pasi shembjes së një pjese të galerisë dhe nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të grupit të shpëtimit për ta nxjerrë nga miniera. 

Ndërkohë prokuroria ka lëshuar urdhërarreste për drejtuesit e galerisë, e cila rezulton të jetë e licencuar. 

Problemi i sigurisë në miniera po bëhet çdo ditë e më shqetësues. Vetëm një muaj më parë minatori Fetah Shehu humbi jetën brenda galerisë 66 së minierës, në Bulqizë, për shkak të shembjeve masive. 

Ngjarja më e rëndë, që shërbeu edhe si pikënisje për një grevë të gjatë të minatorëve të Bulqizës për të kërkuar kushte sigure, u regjistrua më 18 tetor të këtij viti. 
Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një pus në të minierës së Bulqizës humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë. 

Pas një greve disa javore, kompania koncesionare ACR arriti një marrëveshje me minatorët të cilëve u premtoi kushte më të mira pune e rritje pagash.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.