Përleshje të dhunshme në Egjipt, 6 viktima

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 06:34

 6 persona janë vrarë dhe 300 të tjerë janë lënduar në përleshjet mes aktivistëve dhe forcave të sigurisë, një ditë më parë në kryeqytetin egjiptian, Kajro. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, dy nga viktimat janë adoleshentë. "Njëri prej tyre ishte qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës",-shkruan CNN. 

Prokuroria nga ana e saj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Deri tani janë marrë në pyetje 14 persona, të cilët ishin të pranishëm në protestat e djeshme. 

Më parë, forcat e sigurisë shkatërruan një bllokadë e cila qëndronte në dyert e kryeministrisë prej tre javësh. Policia përdori dhunë edhe mbi gratë, teksa protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe bomba molotov. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.