Arkiv-Lajme të përditësuara

Trojka në Greqi, 'goditja e fundit' për sektorin privat

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:20

Përfaqësuesit e Trojkës (FMN, BQE, Komisioni Evropian) mbërrijnë sot në Athinë, për negociatat mbi programin e ri të ndihmës dhe programin e shkëmbimit të obligacioneve. 

Objektivi i qeverisë është të sigurojë pjesëmarrje sa më të madhe të sektorit privat në programin e shkëmbimit të obligacioneve, me qëllim prerjen e borxhit, por negociatat do të jenë të vështira, sepse pjesëmarrja është ende e ulët. 

HRW kritikon udhëheqjen e re në Libi

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:10

 

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë kritikuar transparencën e mangët të udhëheqjes së re politike në Libi.

Disa nga ligjet e miratuara nga Këshilli i përkohshëm kombëtar nuk janë publikuar, bëri të ditur organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.

Asgjë nuk është bërë publike as për takimet e politikanëve të lartë dhe diskutimet brenda udhëheqjes së re libiane.

Kjo nuk është bërë ndoshta me qëllim, por megjithatë është për të ardhur keq, thuhet më tej.

Cameron: Sa të jem kryeministër, s'do jemi pjesë e Eurozonës

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 12:30

LONDER - Kryeministri britanik David Cameron shpjegoi në Parlament veton kundër traktatit të BE-së, në samitin e fundit të unionit europian, që u zhvillua javën e kaluar.
Kryeministri britanik deklaroi se traktati i ri i BE-së përbën rrezik për financat e vendit.
“Sa të jem kryeministër, nuk do jemi pjesë e Eurozonës. Ne kërkojmë mbrojte e siguri për financat tona”, - deklaroi Cameron.

Në Shqipëri rreth 60 mijë përdorues drogërash, më të vegjlit 14- vjec

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 12:10

Numri i përdoruesve të drogës në vend ka ardhur në rritje, ndërsa përllogaritet që numri të variojë midis 40 000 dhe 60 000 përdorues të drogave ilegale. “Ashtu si në çdo vend të botës, përdorimi dhe abuzimi me substancat ilegale është një fakt i pamohueshëm dhe numri i përdoruesve të drogës është në rritje. 

Sarkozy: Pas samitit të javës së kaluar flitet për 2 Europa

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 09:25

 Presidenti francez, Nikolas Sarkozy ka deklaruar se në këtë moment flitet për dy Europa, pas samitit të javës së kaluar, ku Britania e Madhe vendosi veton për ndryshimin e traktatit europian.

Sipas Sarkozy, ai se bashku me kancelaren Merkel kishin bërë çdo përpjekje për të bindur Britaninë e Madhe që të firmoste marrëveshjen që kishte si synim të merrej gjerësisht me krizën në eurozonë. 

Miliarderi rus do të konkurrojë për President

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 09:04

 

Një miliarder rus, Mikhail Prokhorov, bëri të ditur gjatë së hënës se do të konkurrojë përballë Kryeministrit Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale të muajit mars.

 

Prokhorov e cilësoi vendimin si më të rëndësishmin dhe më të vështirin në jetën e tij. Deklarata vjen ndërsa Rusia është përfshirë nga protestat më të mëdha që prej shembjes së Bashkimit Sovjetik, pas parregullsive që shoqëruan zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në fundjavë.

 

Itali, Sindikatat grevë kundër masave ekonomike

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 08:59

ITALI- Pas një takimi dy orësh, qeveria e Mario Montit nuk ka arritur të bindë sindikatat italiane, e për pasoja këto të fundit kanë konfirmuar grevën e përgjithshme që mbahet sot. 

Unioni i Sindikatave deklaroi se po proteston kundër reformës për pensionet, që është pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare. 

Kreu i KLSH, mazhoranca jep konsensusin për Bujar Leskaj

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 08:53

Grupi parlamentar i PD ka vendosur sot të japë konsesus per kandidaturen e Bujar Leskaj ne postin e kreut te KLSH. Lajmi konfirmohet për News24 nga burime brenda PD

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit mesditën e sotme me dyer të mbyllura dhe nuk është publike gjatë fjalës së Berishës në fillim të mbledhjes. 

Burime brenda grupit PD thanë se kandiatura e Leskaj pritet të votohet në Kuvend. Dekretimi i emrit të Lesksajt u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor. Më 3 nëntor Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës kandidaturën e Sali Shehut të propozuar nga presidenti.

Dhuna ndaj gruas, Nishani: Penalitete të ashpra

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 05:40

 

Politikë më e ashpër ndaj dhunës në familje e gruas në veçanti dhe krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat. Ky mesazh eshte dhënë sot në një konferencë të Akademisë së Policisë, ku ishte i pranishem  edhe ambasadori të SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Ambasadori i SHBA-së ka kërkuar marrjen e masave për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje, si gratë, po ashtu edhe fëmijët.

Importet, KESH “trondit” buxhetin

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 05:18

Pohimi i ministrit të Financave, Ridvan Bode, në emisionin “Top Story” dy javë më parë se, Korporata Energjetike do të ndihmohet financiarisht, edhe nëse shkakton rritje të borxhit, duket se do vihet në zbatim. 

Diskutimet e gjata me kryeministrin Sali Berisha kanë bindur shefin e Financave për të korrigjuar buxhetin e shtetit 2012, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi dhe pret dekretimin nga Presidenti Topi. Qeveria është e detyruar të sjellë edhe një herë ligjin e buxhetit për shqyrtim nga deputetët, pasi parashikohen ndryshime të forta. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara