Itali, Sindikatat grevë kundër masave ekonomike

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 08:59

ITALI- Pas një takimi dy orësh, qeveria e Mario Montit nuk ka arritur të bindë sindikatat italiane, e për pasoja këto të fundit kanë konfirmuar grevën e përgjithshme që mbahet sot. 

Unioni i Sindikatave deklaroi se po proteston kundër reformës për pensionet, që është pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare. 

Monti u takua mbrëmë me udhëheqësit e Unionit, në përpjekje për ta shmangur grevën. Sidoqoftë, udhëheqësit e Unionit dolën nga takimi me mjaft skepticizëm. Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre. 

Masat shtrënguese të kryeministrit Monti përfshijnë rregullimin e sistemit të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimit ndaj pronës.

 
Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.