BQE ul me 0.25 % normën bazë të interesit

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 11:57

BRUKSEL- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit për euron në nivelin më të ulët historik prej 1%, ashtu sic pritej edhe nga tregjet financiare ndërkombëtare. Ulja me 0, 25% e kostos së euros ndodh ndërsa kriza dhe recensioni kërcënojnë Eurozonën.

Vendimi i Bankës Qendrore Europiane është marrë pak përpara zhvillimit të samitit të BE-së, ku do të përpilohet një plan për shpëtimin e monedhës europiane. Sytë e të gjithëve do të përqendrohen tek presidenti i BQE-së, Mario Drahgi i cili do të dalë në një konferencë për shtyp pas takimit.

Kjo është ulja e dytë e normës së interesit për euron, që kur Draghi mori presidencën e BQE-së muajin e kaluar. Ulja e parë e kostos së euros ndodhur ditën kur ai mori detyrën, e përmbysi drejtimin e politikave financiare të Bankës Qendrore Europaine. 

Nën drejtimin e paraardhësit të tij Zhan Klod Trishe banka kishte nisur gjatë verës rritjen e normave të interesit, për të shmangur inflacionin e lartë. Ulja e dytë i ka rikthyer normat e interesit në nivelin 1% që kishte mbizotëruar që nga vera e vitit 2009-të, deri në fund të 2010-ës, si përgjigje ndaj krizës financiare botërore dhe recensionit.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.