Euro, Sarkozi: Rreziku i shpërbërjes, kurrë kaq i madh
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4093_4_76.jpg?itok=dAXlWv1x)
BRUKSEL- Rreziku i shpërbërjes së Europës nuk ka qenë kurrë kaq i madh për Europën. Ka qenë ky paralajmërimi që ka bërë vetë presidenti i Francës Nikola Sarkozi, gjatë fjalimit të mbajtur në kongresin e 20-të të Partive Popullore Europiane.
Sipas tij, Europa nuk ka qenë kurrë në rrezik kaq të madh. “Europa po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. Asnjëherë rreziku i shpërbërjes nuk ka qenë kaq i madh”- tha Sarkozi. Sic tha ai, ekonomitë e eurozonës kanë ende disa javë kohë për të vendosur, por se koha po punon kundër tyre.
“Nëse nuk biem dakord për këtë, kam frikë se nuk do të mund të biem dakord për asgjë”-tha Sarkozi. Liderët e BE-së po përgatiten për samitin që nis sot në mbrëmje në Bruksel, ku ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje se si të përballen me krizën e borxheve në eurozonë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të duhen vite për të kapërcye krizën dhe se ndryshimet në kushtetutën europiane janë të nevojshme. Sipas saj, të 27 vendet anëtare në BE kanë një detyrim ndaj Europës, dhe ky detyrim është që të punojnë sëbashku për të kapërcyer krizën.
Ballkanweb.com
Add new comment