Shkollat, KE: Në Shqipëri duhet investim 25 milionë euro

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 05:03

TIRANE- Institucionet arsimore në gjithë vendin tonë kanë një sërë problemesh. Sipas një projekti të financuar nga Komisioni Europian, Shqipërisë i duhet që të bëjë një investim rreth 25 milionë euro për të përmirësuar kushtet e godinave të institucioneve shkollore në vend. 

Nëpërmjet këtij projekti është bërë një monitorim i 4700 institucioneve arsimore, kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze ku të gjitha kanë dalë me probleme të mëdha, si në zonat rurale dhe ato urbane. 

Një pjesë e madhe e tyre i kanë godinat tej mase të amortizuara, ndërsa në shkollat profesionale, por edhe gjimnazet e tjera mungojnë laboratorët ndërkohë që problem vijon të mbetet mësimi me dy turne sidomos në qytetin e Tiranës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.