"Gafa" e Ramës, në akuzë Kastriot Islami

Postuar në 11 Dhjetor, 2011 07:03

Në disa media dy ditë më parë është publikuar një lajm, ku nënvizohet një “gafë” e kreut të PS-së, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.

 

Këto gazeta kanë shkruar se Rama kishte kërkuar takim me Ramush Haradinajn, në një kohë që ky i fundit ndodhet i burgosur në Hagë, në pritje të gjykimit. Mediat në fjalë i referohen një e-maili, ku Partia Socialiste i kërkon vëllait të liderit të AAK-së takim, por nga sa është zbuluar së fundi nga selia rozë, e-maili nuk përmban as sigël dhe as burim nga Partia Socialiste.

 

Burime zyrtare bënë të ditur se ky e-mail nuk është dërguar prej tyre në adresë të mediave. Të njëjtat burime vunë në dispozicion e-mailin dërguar në disa adresa gazetarësh që është çuar nga zoti Kastriot Islami, të cilin opozita po e akuzon për falsifikim.

 

Një mister që ka ngjallur jo pak polemika dhe që me shumë mundësi do të sjellë të tjera zhvillime në ditët në vijim në kuadër të zbardhjes së kësaj çështjeje.

 

top-channel.tv

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>&nbsp;Skuth !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.