Putin: Rishikimi i akuzave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3247_12_34.jpg?itok=ao0vN79g)
Kontrolli i urdhëruar i akuzave për dyshimet e ngritura në lidhje me zgjedhjet parlamentare, sipas vlerësimit të qeverisë së Rusisë, nuk do të ndryshojë asgjë në rezultatin e votimeve. Nje zëdhënës i kryeministrit Vladimir Putin deklaroi që akuzat për mashtrim të zgjedhjeve nuk vë në diskutim "në asnjë mënyrë" ligjshmërinë e zgjedhjeve ose rezultatin e përgjithshëm.
Gjithsej vetëm rreth 0,5 për qind e votave të dhëna janë të prekura nga akuzat për fallisfikim. Më parë presidenti Dimitri Medvedev ka urdhëruar një rishikim të akuzave për dyshimet mbi manipulimin e zgjedhjeve parlamentare. Por përmes rrjetit në internet Facebook ai hodhi përsëri poshtë kerkesën e opozitës për zgjedhje të reja.
Përfaqësuesit liberalë të opozitës dhe të ish-kryeministrit Boris Nemcov bënë të ditur për vazhdimin e protestave. Ditën e shtunë (10.12) në shumë qytete të Rusisë u zhvilluan demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz kundër manipulimeve të rezultatve të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluar të dielën e një jave më parë.
Deutsche Welle
Add new comment