Kanadaja shteti i parë që tërhiqet nga protokolli Kioto

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 04:47

MONREAL- Kanadaja u bë dje shteti i parë që tërhiqet nga Protokolli Kioto për reduktimin e gazeve me efekt serrë, duke u shprehur se kjo marrëveshje nuk funksionon dhe se platforma e Durbanit përbën rrugën e së ardhmes.

Ministri kanadez i Mjedisit, Peter Kent e justifikoi këtë vendim, gjatë kthimit nga konferenca për ndryshimin e klimës, veçanërisht me faktin se Kanadaja rrezikonte të paguante taksa prej 14 miliardë dollarë nëse do të qëndronte e angazhuar në Protokoll.

Protokolli Kioto, i nënshkrur në vitin 1997 dhe që ka hyrë në fuqi në vitin 2005, ishte mjeti i vetëm detyrues juridik për emetimin e gazit me efekt serrë, shkaktar i ngrohjes së planetit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kanadaja angazhohej të zvogëlonte në vitin 2012 emetimet e saj të këtij gazi me 6 për qind në krahasim me nivelin e vitit 1990, por këto emetime janë rritur shumë. Pasi ardhjes në pushtet në 2006-n, qeveria konservatore e Stephen Harper i ka kundërshtuar hapur këto detyrime dhe ka kritikuar "gabimin" e qeverisë liberale që e kishte nënshkruar atë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.