KE, Pierr Mirel: Çështja e pronës mbetet problem në Shqipëri

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 13:38

Cështja e pronësisë në Shqipëri mbetet ende një problem. Deklarata vjen nga Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian Pierr Mirel, për të cilin cështja e pronësisë është një nga 12 kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian, e cila kërkon zgjidhje të shpejtë. 

“Cështje shqetësuese mbetet problemi i pronësisë. Këtu bëhet fjalë për të cuar para projekte dhe investime, përshembull by passi i qytetit duhet të zbatohet. Është cështje shqetësuese, por fillimisht duhet bërë planifikim, për tu siguruar që toka është pronësuar ose ka qartësinë e të drejtave të pronësisë dhe nuk është mirë të ketë vonesa, sepse lajmërojmë njerëzit që kemi rënë dakort për pikat A,B,C, ndërkohë asgjë nuk është zbatuar për vite të tëra dhe kjo është për të ardhur keq. 

Deklarata e Mirel u bë gjatë tryezës së zhvilluar nga ministrja e Integrimit për progamin IPA, ku Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 82 milion euro. 

Për ministren Bregu fokusi kryesor i kësaj asistence do të jenë 12 prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Europian.
“Fokusi kryesor i kësaj asistence do të jetë zbatimi dhe orientimi dhe në bazë të 12 prioriteteve kyce të opinionit të Komisionit Europian, vecanërisht atyre që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe cështjet e bredshme dhe reformën në administratën publike”,- theksoi ministrja Bregu. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.