BSH: Në janar-shtator 2011, valuta ka pësuar rënie

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 10:55

Fluksi i valutës që ka hyrë në Shqipëri ka pësuar rënie gjatë këtij viti, ndikuar nga kriza që ka përfshirë eurozonën. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 9-muajve të parë të 2011-ës kanë pësuar rënie investimet e huaja, të ardhurat nga emigrantët dhe të ardhurat nga turizmi. Kështu sipas statistikave për periudhën janar-shtator të këtij viti, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 440 mln eurove me një rënie prej afro 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , ndërsa dërgesat e emigrantëve arritën në 475 mln euro me një rënie prej 9,3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër edhe të ardhurat nga turizmi pësuan rënie me 16%.

Pakësimi i valutës nga këto tre burime është një lajm i keq për ekonominë shqiptare, pasi kjo do të thotë më pak para për blerje dhe më pak rritje ekonomike.

Shqipëria është një vend importues neto ndaj flukset valutore janë të rëndësishme edhe për financimin e importeve. Deri më tani gjatë këtij viti, bilanci tregtar i vendit është negativ dhe deficiti tregtar arriti në tetor, sipas të dhënave të INSTAT, vlerën e 30,1 mld lekëve me rritje vjetore 15,9%. Nga ana tjetër valuta që hyn në vend shërben për të stabilizuar edhe kursin e këmbimit, i cili gjatë këtij viti me përjashtim të javëve të fundit është karakterizuar nga një zhvlerësim i lekut kundrejt euros.

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.