Vdes presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Il

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 04:13

U nda nga jeta në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Il për shkak të një infarkti në zemër. 

Koreja e Veriut shpalli 12 ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor, ndërsa funerali do të zhvillohet më 28 dhjetor.Lajmi për vdekjen e liderit u dha nga agjencia zyrtare e shtypit në Penian, KCNA, dhe më pas nga televizioni shtetëror. Spikerja televizive shpërtheu në lot në momentin e dhënies së lajmit drejtpërdrejt për teleshikuesit.

Kim Jong Il ishte një prej personave më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare që ka udhëhequr për më shumë se 17 vjet vendin më të izoluar në botë. Sipas KCNA-së u godit nga një formë e rëndë e infarktit dhe nga një iktus në mesnatën e së premtes duke u gdhirë dita e shtunë, por lajmi është dhënë vetëm pak më parë. Kim ndërroi jetë ndërsa ndodhej në tren, në kuadër të vizitave të tij misterioze nëpër vendin aizatik.

Në njoftimin e agjensise i behet thirrje koreano-verioreve te bashkohen pas liderit te ri. "Të gjithë anëtarët e partisë, ushtaraket dhe publiku duhet te ndjekin me besnikeri lidershipin e shokut Kim Jong-un, te mbrojne e te forcojne me tej frontin e tyre te bashkuar", thuhej ne deklarate. Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së te atit, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai i shmangte daljet ne publik dhe zeri i degjohej rralle në transmetimet radio-televizive. 

"Kim,- thote Zeri i Amerikes,- mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria". Në fund të vitit të kaluar, ai i dha djalit te vogel, gradën e gjeneralit me katër yje, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes se konsideruar si dinastia e vetme komuniste në botë. 

Ndërkohë Koreja e Jugut ka vënë në gjendje alarmi forcat e armatosura. Po ashtu edhe qeveria japoneze është mbledhur menjëherë dhe ka vendosur që të mbajë kontakte të fuqishme gjatë këtyre orëve me SHBA-të, Kinën dhe Korenë e Jugut për të reaguar menjëherë ndaj skenarëve të mundshëm.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se pas këtij zhvillimi në Korenë e Veriut, situata po monitorohet. 

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja mbetet e angazhuar për stabilitetin në gadishullin korean dhe për lirinë e sigurinë e aleatëve. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.