Bulqizë, 6 vetë jetojnë me një rrogë, gruaja e paralizuar: Më ndihmoni

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 14:28

Një nënë 39-vjecare në Bulqizë, e cila prej vitesh ka pësuar paralizë në këmbët e saj kërkon ndihmë për të përfituar pension invaliditeti. Ndërkohë familja e saj prej 6 anëtarësh jeton vetëm me rrogën e kryefamiljarit, i cili punon si minator.

Valdetja, një nënë nga Bulqiza, që edhe pse jeton në kushte mjerane, vec faktit që është e paralizuar nuk e ka humbur shpresën për të jetuar si gjithë familjet e tjera. 39-vjecarja ka pësuar kufizime të lëvizjes së këmbëve që prej fëmijërisë, për shkak të një problemi shëndetësor, ndërkohë që edhe pas përpjekjeve nuk ka përfituar asnjë pension invaliditeti.

“Këmbën nuk e lëviz dot, me punët e shtëpisë merre vajza, nuk mund të bëj asgjë”, rrëfen gruaja.

“Mami nuk ka mundësi të bëjë asgjë, jemi shumë dobët ekonomikisht”, thotë vajza e saj Sidurela.

Bashkëshorti i saj Ademi është i vetmi që siguron të ardhura përmes punës si minator, por gjendja e familjes Spahiu ka ardhur duke u përkeqësuar që prej 6 muajsh, për shkak të problemeve që ka pasur puna në minierë.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>--Ju te shtypit&nbsp; i thoni&nbsp; te hapi nje numer llogarie&nbsp; dhe vendoseni ketu --edhe keshtu ne do kemi mundesi te kontribuojme me aq sa kemi mundesi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.