Historianët serbë: Hitleri ishte më i favorshëm për serbët se Merkel
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2055_2_1.gif?itok=of5bVFqj)
Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës, që është subjekt i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Beogradit dhe Prishtinës, “kurrë nuk është përkufizuar”, thonë historianët serbë, transmeton Telegrafi.
Momçilo Pavloviq, drejtor i Institutit për Historinë Moderne, thotë se komuna e Leposaviqit ishte jashtë Kosovës deri në vitin 1959.
“Nuk ekziston asnjë konferencë ndërkombëtare e pranuar apo vendim në bazë të së cilës mund të përfundohet se cili është kufiri i Serbisë dhe i Kosovës. Kosova nuk është trajtuar në takimin e dytë të AVNOJ-it, e as në Komisionit e Badinderit, në bazë të së cilës janë përkufizuar ish republikat jugosllave”, thotë Pavloviq, sipas të cilit përkufizimi i vetëm mes Kosovës dhe Serbisë ka ndodhur pas bombardimeve të NATO-s, kur me marrëveshjen e Kumanovës është përcaktuar zona e sigurisë tokësore.
Pero Simiq, publicist serb, thotë se Leposaviqi i bashkohet Kosovës, sepse Petar Stamboliq është zgjedhur nga ky rajon për deputet dhe ka dashur të fitoj. Versioni zyrtar, sipas tij, ishte se kjo pjesë graviton te Mitrovica, ku punonin shumë njerëz të këtij rajoni. Ndërsa, versioni tjetër jozyrtar ishte se kështu komunistët donin ta shtonin numrin e serbëve në Kosovë.
Ai përmend bisedën e regjistruar të Stalinit dhe Kardelit, të mbajtur më 19 prill 1947, kur Kardeli ka thënë se udhëheqja jugosllave mendon që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë.
“Stalini është përgjigjur: ‘Mirë shumë, kjo është e drejtë’. Tito, në pranverën 1945, gjatë takimit me gazetarë të huaj, ka thënë diçka që më vonë është censuruar, se ‘planet për bashkimin e Kosovës me Shqipëri nuk mund të realizohen ,sepse nuk është caktuar përfundimisht as pozicioni i Shqipërisë’”, thotë Simiq.
Historian Predrag Markoviq thotë se kufiri i parë mes Serbisë dhe Kosovës është tërhequr për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, kufiri ishte në lumin Ibër, “ku ndahet veriu i Kosovës nga kontrolli i pushtetit të Prishtinës”.
“Hitleri në atë kohë ishte më i favorshëm ndaj Serbisë se Angela Merkel. Ajo e ka tejhitlerizu Hitlerin. Duhet vërtetuar se në bazë të cilit princip historik apo dokumenti caktohet ku nis Serbia. Të gjithë zgjedhin kufijtë që u përshtaten, pos kur është fjala te Serbia”, thotë Markoviq.
Koha.net
Add new comment