Qeveria: Rritja ekonomike, më e ulët nga ç’pritej
Përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2011, si pas qeverisë, rritja ekonomike nuk e ka kaluar normën 3.4%, mjaft larg normës prej 5% të rritjes parashikuar nga ekzetuvi në tërësi për vitin që po përfundon.
E dhëna vjen përmes projekt-dokumentit buxhetor afatmesëm 2012-2014, të publikuar fundjavës së shkuar në fletoren zyrtare, dokument përmes të cilit këshilli i ministrave analizon të dhënat ekonomike të deritanishme dhe pritshmëritë për tre vitet e ardhshme.
Sipas qeverisë, rritja ekonomike ka vazhduar të jetë pozitive edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 edhe pse kjo rritje rezultoi më e ulët nga parashikimet fillestare dhe kjo si rezultat i disa faktorëve dhe veçanërisht si rezultat i faktorëve të brendshëm joekonomikë.
Ballkanweb.com
Add new comment