Filipine, 650 të vdekur, 800 të zhdukur nga stuhia
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6122_3_150.jpg?itok=Entj3wQH)
Stuhia tropikale ''Washi'', që ka përfshirë pjesën jugore të Filipineve, ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 650 personave dhe zhdukjen e mbi 800 të tjerëve. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
Kryqi i Kuq theksoi sot se stuhia tropikale ''Washi'', që ka goditur ishujt Filipine duke nisur që të premten në mbrëmje ka shkaktuar vdekjen e të paktën 650 personave.
''Bilanci i të vdekurve do të rritet, pasi qindra persona rezultojnë ende të zhdukur'', theksoi Kryqi i Kuq.
"Rajonet e prekura janë aq të përmbytura sa kërkimet nuk mund të bëhen në të gjitha zonat. Shumë shtëpi janë rrëmbyer nga ujërat, gjë që nënkupton se trupat e banorëve janë zhvendosur'', deklaroi Gwen Pang, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Ballkanweb.com
Add new comment