Marrëveshja me Hamasin, Izraeli liron 550 të burgosur palestinezë

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 04:16

Izraeli liroi 550 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të zbaimit të marrëveshjes së arriturme Hamasin.Mes personave të liruar ishin edhe 55 minorenë të moshave nga 14 në 17 vjeç. Izraeli liroi 477 palestinezë në muajin tetor në shkëmbim të togerit të ushtrisë izraelite Gilad Shalit, i cili u kap në vitin 2006 gjatë një inkursioni ndërkufitar nga Gaza në Izrael. 

Shërbimi izraelit i burgjeve tha se ndryshe nga shkëmbimi i të burgosurve në muajin tetor, asnjë prej atyre që u liruan në fazën e dytë nuk ishte dënuar për vrasjen e izraelitëve. 

Po ashtu ministri izraelit i Strehimit filloi të kërkojë kontraktues për të ndërtuar rreth 1000 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor. Shtëpitë bëjnë pjesë në planin e vendbanimeve që u njoftua në fillim të këtij viti. Muajin e kaluar, kryeministri Benjamin Netaniahu tha urdhër për përshpejtimin e ndërtimieve pasi UNESCO-ja i dha anëtarësinë Autoritetit Palestinez. 

Izraeli kundërshton përpjekjet palestineze për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, në mungesë të një marrëveshje të negociuar për paqe.

 

Albanian Screen

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.