Rikompozimi i KQZ-së, ekspertët: Anëtarët paragjykohen politikisht

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 13:54

Rikompozimi i KQZ-së dhe depolitizimi i administratës zgjedhore është ndër rekomandimet kryesore të kërkuara nga ekspertët e Venecias për komisionin parlamentar të reformës elektorale. 

Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë për ?AS? se zgjidhja për këtë çështje duhet të kërkohet tek sjellja e forcave politike. 
Sipas tij, partitë politike duhet të largohen nga praktikat e ndërhyrjes në vendimmarrjet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. 

"Ajo ç'ka kërkohet dhe rekomandohet është, që të bëhen hapa konkretë drejt depolitizimit të administratës zgjedhore. Natyrisht nuk bëhet brenda ditës dhe menjëherë një gjë e tillë, por ky proces duhet të nisë si i tillë. Përsa i përket zgjidhjes se si mund të reformohet kreu i kësaj administrate, pra KQZ, është një problem për më shumë se duhet të kërkojë zgjidhjen tek mënyra se si do të riformohet ky, duhet zgjidhje e atyre ç'ka ne kemi ndeshur ta kërkojmë në sjelljen, që mbahet ndaj këtij insitucioni, të focave të ndryshme politik. Ato duhet të pranojnë këtë komision si institucion, i cili ka përgjegjësinë për të realizuar administrim të procesit zgjedhore nga fillimi deri në përfundim dhe jo ta konsiderojnë atë si mundësi për të realizuar objektivat e tyre politike në garën zgjedhorë"- u shpreh Krista Kume, ish anëtarë i KQZ-së.

Por ç'thonë vetë anëtarët e KQZ-së, institucionit të paragjykuar për vendimmarrjet e tij. Hysen Osmani, thotë se formula me 7 anëtarë është e suksesshme. Ndryshe nga ai, mendon Artan Laze, i cili e shikon KQZ-në në duart e njerëzve të drejtësisë.

"Mendimi im personal është që KQZ si raport është mirë, si numër është mirë.  kush do ti propozojë? Unë mendimin e kam se duhet ti propozojëq politika, kryetari pastaj hap diskutimi kush do të jetë, kush do ta propozojë?. Mund të jetë më mirë nga anëtarët e gjykatës së lartë me short dhe të jenë vetëm për një palë zgjedhje"- tha Osmani.

Ndërsa Laze shprehet: "Ka formuala, siç është në Angli, që është vetëm një administrator i lartë i zgjedhjeve. Ka formula, që ka anëtarë nga politika, ndërthuren së bashku me anëtarë nga gjyqësori, ka formula ose sygjerim siç është dhe ai i imi, që kryetari të jetë kryetari i gjykatës së lartë ose KQZ të formohet nga kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë".

Një ndër modelet për rikompozimin e institucioni që menaxhon zgjedhjet, sipas ish drejtuesve të kësaj administrate është ai i vitit 1997. Në atë kohë KQZ kishte në përbërje të tij 16 anëtarë të propozuar edhe nga institucionet për krijimin e balancave në vendimmarrje.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.