Ekspozitë dhe album fotosh, 'Shqiptarët e suksesshëm në Greqi'

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:05

Shqiptarët e suksesshëm të Greqisë, do të nderojnë këtë herë Shqipërinë, përmes ekspozitës dhe albumit fotografik të realizuar nga fotografi Roland Tasho. 

Fotografi ka udhëtuar më parë në Itali, Zvicër, USA, Francë ku janë fotografuar shqiptarët që me punën dhe talentet e tyre kontribuojnë në këto vende, por edhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë. 

Tani radhën e kanë sukseset shqiptare në Greqi, vend që ka pritur mijëra e mijëra bashkatdhetarët tanë, të cilët me sakrificat dhe punën e tyre nderojnë veten, familjet e tyre, por gjithashtu përfaqësojnë dhe nderojnë vendin tonë, Shqipërinë. 

Me mbështetjen e ambasadës greke në Tiranë dhe të Ministrisë sonë të Kulturës fotoreporteri Roland Tasho po realizon këtë projekt, që do të formësohet një një libër dhe në një dhe ekspozite fotografike për të njohur me mirë vlerat e komunitetit shqiptar në Greqi.
 
Me ndihmën e ambasadës shqiptare në Athinë dhe konsullatës në Selanik për kontaktet me shqiptarët e suksesshëm, fotografi Tasho ka fiksuar në aparatin e tij intelektualë që jetojnë e punojnë në Athinë e Selanik, pedagogë në universitete, mësues, artistë, gazetarë, sportistë, studentë të shkëlqyer, etj. 

Ekspozita do të celet së shpejti në Tiranë dhe Athinë dhe do t’i shërbejë më mirë njohjes së këtyre shqiptarëve, jo vetëm nga komuniteti grek ku ata jetojnë, por nga komuniteti shqiptar, prej të cilit janë larguar shumë vite më parë.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.