Ruani shtëpitë! Tiranë, çdo ditë vidhen dy banesa

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 13:44

Vjedhjet në rrugë, vjedhjet e banesave apo automjeteve, si dhe grabitjet, janë në krye të listës së krimeve më problematike për metropolin shqiptar. Ndonëse vjedhjet e automjeteve përbëjnë një shqetësim në rritje për uniformat blu, një tjetër vepër penale po bën kërdinë në Tiranë. 

Vjedhja e banesave në të gjitha llojet dhe format e saj ka bërë që qytetarët të mos ndihen të sigurtë as në shtëpitë e tyre, ndërsa ky krim nga analiza e policisë së qarkut duket se është mjaft serioz. Po t?u referohemi shifrave të dhjetorit, vjedhja e banesave ka një tregues në rritje. Vetëm gjatë dhjetë ditëve në kryeqytet janë vjedhur plot 21 banesa. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, mesatarisht në Tiranë vidhen 1 deri në 2 banesa çdo ditë.
Këtë vepër penale në rritje e konfirmoi dhe analiza e policisë vetëm dy ditë më parë, ku krimi i vjedhjes u rendit si më problematiku. Përgjatë 334 ditëve në Tiranë janë shënuar plot 582 vjedhje , nga të cilat 358 vjedhje automjetesh dhe 224 banesash. Ndryshe nga hetimi i vrasjeve që është zbuluar në masën 87 përqind, për vjedhjet zbulueshmëria ka qenë 21 përqind. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.