Putin: Nuk e tërheq kandidaturën

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:09

Me dhjetëra mijëra rusë kanë pushtuar rrugët e Moskës edhe në ditët e Krishtlindjeve, por pavarësisht presionit në rritje nga populli, Vladimir Putin u shpreh se është i vendosur që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit. 

Aktivisti Alexei Navalny, i burgosur dhe i liruar disa ditë më parë për pjesëmarrjen e tij në protesta, u shpreh përpara turmës se: “Jemi mjaftueshëm sa për të rrëzuar Kremlinin, por nuk do ta bëjmë këtë pasi ndryshe nga autoritetet, besojmë tek ndryshimi nëpërmjet votës”.

Sipas demonstruesve, ishte e qartë që rezultati i zgjedhjeve të 4 dhjetorit ishte i fiksuar. Rezultatet nxorrën fitues partinë “Rusia e Bashkuar”, e Kryeministrit Putin dhe Presidentit Medvedev, por rezultatet i dhanë vetëm disa vende më shumë se gjysma që nevojitet për të fituar dhe treguan një rënie drastike nga 2/3 e votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit.

Pavarësisht tempetarutave nën zero që kanë përfshirë Rusinë, demonstrata janë mbajtur edhe në Shën Pjetërburg, Vollgograd, qytete të tjera të rëndësishme ruse e deri në brigjet e Oqeanit Paqësor, në Vladivostok.

Pavarësisht se protestat kanë qenë pothuajse të përditshme dhe janë konsideruar nga mediat si më të mëdhatë që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, një zëdhënës i Putinit bëri të qartë se “presioni popullor” nuk do të ndryshojë planet e tij.

”Shumica e popullsisë vazhdon ta mbështesë, prandaj Putin nuk sheh asnjë arsye për të tërhequr kandidaturën e tij për president”, u shpreh Dmitry Peskov në një intervistë për “BBC”. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.