Guvernatori Fullani: Qytetarët të pasigurt ekonomikisht

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 10:40

Qytetarët shqiptarë ashtu si edhe pjesa tjetër e konsumatorëve europianë po vuajnë nga pasiguria për të ardhmen, gjë që i bën ata më të prirur për të kursyer se sa për të shpenzuar. Banka e Shqipërisë ka konstatuar sërish gjatë muajve të fundit një ecuri të ngadaltë të konsumit dhe investimeve private, gjë që ka ndikuar edhe në reduktimin e rritjes së ritmeve ekonomike.

“Konsumi dhe investimet private kanë pasur një ecuri të ngadaltë. Në përputhje me ecurinë e ekonomisë, të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare vlerësohet të jenë rritur me ritme të reduktuara gjatë kësaj periudhe. Pavarësisht kësaj, ecuria e ngadaltë e konsumit shqiptar ka reflektuar më së shumti orientimin e rritur të familjeve shqiptare drejt kursimit. Konsumi privat ka gjetur një mbështetje më të lartë nga kredia konsumatore gjatë vitit 2011-të megjithatë bankat raportojnë një kërkesë të zbehtë për kredinë konsumatore, ndërkohë që konsumatorët kanë vijuar të hezitojnë në kryerjen e blerjeve të mëdha gjatë vitit 2011”, tha Fullani gjatë kësaj konference përmyllëse.

Banka e Shqipërisë argumenton se rritja e konsumit dhe investimeve private do të jetë kusht për rritjen ekonomike edhe gjatë vitit të ardhshëm. Këshilli Mbikëqyrës i bankës, pasi ka analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në 4.75%, normën bazë të interesit për lekun. 

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.