Korçë, mbeten stok tonelata me patate, ankohen fermerët

Tonelata me patate të kultivuara nga fermerët e Korcës kanë mbetur stok pa mundur të gjejnë një treg shitjeje.
Fermerët e fshatit Lumalas në Korcë tregojnë se prodhimi i këtij viti ka mbetur pa u shitur, për shkak të konkurrencës nga produktet e ardhura nga vende të tjera.
“Nuk janë dy apo tre familje por janë me qindra. Ata po nuk shitën mallin do ta hedhin, në tre fshatra që mbuloj unë këtu janë mbi 22 mijë kuintal patate të groposura. Nuk ka treg, se tregun e bllokon Kosova”, thotë kryeplaku i fshatit Ibrahim Shahollari.
“Në qoftë se nuk merren masat në do të bllokojmë rrugën nacionale”, shprehet një fermere.
Ndërkaq edhe fermerët e Zvirinës, Vreshtasit, Pirgut dhe Drithasit kanë vënë alarmin për dëmtimin e mijëra kuintal patatesh për shkak të mungesës së tregut.
Ballkanweb.com
Add new comment