Punonjësit në grevë, mbyllet Akropoli

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 10:30

 

Turistët e fundvitit kanë gjetur të mbyllura dyert e aklropolit, për shkak të grevës së punonjësve grekë.
"Duke marrë parasysh se turizmi është një nga të ardhurat kryesore për vendin, unë mendoj se ata duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj  punëdhënësve "- u shpreh një turist nga brazili që në pushimet e fundvitit kishte shpresuar të shikonte akropolin.
Akropoli nuk ishte i vetmi vend historik i prekur nga greva e sindikatës që përfaqëson rojet e sigurimit të monumenteve kombëtare. Punonjësit e sindikatës thonë se rojet nuk janë paguar për dy muaj përsa i përket orëve ekstra dhe punën gjatë fundjavës, e për rrjedhojë ata do të refuzojnë të punojnë dhe në javët në vazhdim. Rreth 16 milionë turistë kanë vizituar Greqinë këtë vit çka shënon të vetmin sektor të ekonomisë, që ka shënuar rritje në këto vite recesioni. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.