Festat, rritet fluksi i kthimit të emigrantëve

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 04:55

Afrimi i festave ka rritur edhe numrin e emigrantëve që kthehen në atdhe. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës 20 autobusët e bllokuar, për shkak të rrugës së vështrë Kapshticë- Kozanë, janë larguar në drejtim të tokës greke rreth orës 20.00 të së premtes. Gjithashtu, edhe makinat e tonazhit të rëndë kanë mundur të kalojnë në të dyja anët e kufirit, pasi policia greke ka tërhequr urdhrin se do të bllokonte këto automjete, pasi tashmë rruga është e lire dhe e kalueshme. Pala shqiptare punon me tetë sportele, ndërsa ajo greke me katër.

Sipas njoftimit zyrtar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, vetëm në 24 orët e fundit kanë ardhur 4 mijë emigrantë dhe 1200 mjete të vogla. Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi do të rritet gjatë ditës.
Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 5500 shtetas dhe 1850 automjete. Ndërsa drejt shtetit grek kanë dalë 3550 shtetas dhe 900 automjete. Autoritetet  bëjnë të ditur se nuk ka probleme dhe rradhë të gjata në sportele. Aktualisht pala shqiptare punon me pesë sportele në hyrje dhe pesë në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Ndërkaq, janë marrë masa për shtimin e sporteleve në ditët në vijim për të përballuar fluksin në rritje.

Në portin e Durrësit 24 orët e fundit janë ankoruar pesë tragete me 5 mijë pasagjerë, dhe 1200 mjete. Ndërkaq, priten dhe tre tragetë të tjerë. Totali i pasagjerëve, shkon në 7500 dhe 2 mijë mjete. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.