BSH: Në vitin 2012, në qarkullim 200 lekëshe monedhë

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 09:56

 Vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në formë kartmonedhe. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Monedha e rë do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. 

Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”. 

Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se vitine ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe. 

Përsa më sipër banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara. 
Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim. 

 

ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.