Në kufirin me Serbinë, mohohet shtetësia kosovare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/5215_3_171.jpg?itok=W4APqenR)
Në kufirin e Serbisë mohet shetësia, ndaj nëse je kosovar duhet të mendosh dy herë, para se të kalosh në këtë zonë.
Agjencia e lajmeve Koha Ditore zbulon se për të kaluar në kufirin e Serbisë duhe të kesh targa serbe, përndryshe e ke të ndaluar.
Mbulimi dhe zëvendësimi i targë RKS së Kosovës me targa të Serbisë “S’” është kusht edhe për zyrtarët më të lartë të Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në Serbi.
Koha Ditore nëpërmjet një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Bredshme të Kosovës ka udhëtuar deri në Kurshumli të Serbisë, ku në kufi i është dashur të ndryshojë targat.
Në vend të inicialeve të shtetit të Kosovës - RKS vendosi ato serbe - SRB. Në vend të stemës së Kosovës, vendosën kryqin serb me katër “S”. “Samo Sloga Serbina Spashava”, që përkthyer e ka kuptimin “Vetëm uniteti e shpëton serbin”.
Ballkanweb.com
Add new comment