Kore, funerali i Kim Jon-il, i izoluar

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 05:59

 

Dy delegacione jo shtetërore janë lejuar nga Seuli të udhëtojnë drejt Koresë së Veriut për të ofruar ngushëllimet e tyre mbi vdekjen e Kim Jong il-it. 

Por asnje zyrtar i jugut nuk do te marre pjese ne funeral. Ish zonja e pare e Korese se Jugut, Lee Hee-ho eshte figura me e larte ne mesin e atyre qe kane vendosur ta ndermarrin kete udhetim per te bere homazhet e tyre. 
Bashkeshorti i saj, Kim Dae jung u perpoq t`i ctensiononte marredheniet me fqinjin komunist, duke u shnderruar ne pionierin e asaj qe me vone do te njihej si politika "sunshine", qellimi i se ciles ishte inkurajimi i ndryshimit permes dialogut dhe ndihmes. 

Zonja Lee, qe ne Penian pritet te qendroje dy dite, shpreson se vizita e saj do te ndihmoje permiresimin e marredhenieve ne gadishull. Refuzimi i Seulit per te lejuar qytetaret e tij te udhetojne drejt kryeqytetit koreano-verior ka ngjallur zemerim ne anen tjeter te kufirit, e ka sjelle paralajmerime per pasoja te renda ne relatat dypaleshe. 

Ne Seul, zyrtaret e bene te qarte se ish zonja e pare nuk perfaqeson qeverine ne kete iniciative te saj. Ajo nuk do te qendroje per te pjese ne ceremonine e varrimit te merkuren. Media shteterore ne veri vazhdon sakaq te promovoje te birin e liderit te ndjere, Kim Jong-un si pasardhesin e padiskutueshem te te atit. Nga gazeta 'Rodong Sinmun', ai u pershkrua si kreu i Komitetit Qendror te Partise Punetore, cka do te thote se tani kontrollon njerin prej organizmave me te larte vendimarres te vendit. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.