Amnistia fiskale, Drejtoria e tatimeve: Janë falur 5 mld lekë

Falja e detyrimeve tatimore të bizneseve që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve llogaritet 5 miliardë lekë nga data 18 maj kur hyri në fuqi ligji për "Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor".
Ndërsa burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thanë se bizneset po nxitojnë për të përfituar nga amnistia fiskale, pas vendimit të qeverisë për ta shtyrë këtë nismë edhe 3 muaj të tjerë.
Drejtuesit e administratës tatimore bëjnë të ditur se gjatë këtij viti janë grumbulluar 3.4% më shumë të ardhura se në 2010-ën, një shifër që ata e konsiderojnë si e ardhur reale, pasi për shkak të amnistisë në të nuk janë përfshirë borxhet e vjetra të biznesit.
Qeveria miratoi këtë javë vendimin për shtyrjen me 3 muaj të afatit të amnistisë fiskale. Sipas vendimit, përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Ballkanweb.com
Add new comment