Peniani shuan shpresat: Mos prisni ndryshim

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 05:45

 

Korea e Veriut njoftoi të gjithë komunitetin ndërkombëtar, dy ditë pas ceremonisë së varrimit të Kim Jong-il, dhe kalimit të pushtetit tek djali i tij, Kim Jong-un, të mos presë asnjë ndryshim.  “Ne deklarojmë me vetëdije të plotë dhe solemnisht se politikanët ‘matufa’ kudo në botë, përfshirë këtu edhe ‘kukullat’ në Korenë e Jugut të mos presin asnjë ndryshim prej nesh”, thuhet në një deklaratë të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, një organ i lartë ushtarak, i përbërë nga gjeneralë e figura të tjera të njohura të ushtrisë vendase. Por edhe pas këtij mesazhi, në mediat koreano-jugore dhe ato ndërkombëtare ekziston shpresa për një ndryshim në Korenë e Veriut. Shumë besojnë se lideri i ri, Kim Jong-un do ta cojë vendin drejt një tranzicioni të butë duke u transferuar dalëngadalë drejt komunizmit të tipit kinez. Kim Jong-il vdiq në 17 dhjetor në moshën 69-vjecare. Shkak për vdekjen e tij, sipas autoriteteve vendase, mësohet të ketë qenë një arrest kardiak. top-channel.tv 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.