Arkiv-Lajme të përditësuara
Hakerat serbë sulm Universitetit të Shkodrës: Kosova është Serbi!
Pasojat e trazirave në ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë sjellë edhe reagim mes hakerave. Ditën e sotme kanë qenë një grup hakerash serbë të cilët kanë sulmur faqen zyrtare të Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” unishk.edu.al.
Hakerat serbë kanë vendosur në faqen zyrtare të Universitetit foto me thirrje nacionaliste: Kosova është Serbi.
Daçiç i dorëzon notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd.
Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i është dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, nota e protestës dhe deklarata e ashpër me rastin e provokimeve të shqiptarëve gjatë ndeshjes së djeshme të luajtur në Beograd.
Hakerat sulmojnë faqen e PDS vendosin flamurin "Shqipëri etnike"
Droni me flamurin e djeshëm të Shqipërisë së Madhe ka frymëzuar edhe hakerat të cilët kanë sulmuar faqen e Partisë Demokratike të Serbisë. Grupi i hakerave kosovarë të ashtuquajtur “Big Smoke” kanë hakeruar faqen e PDS, ku kanë vendosur flamurin e Shqipërisë së Madhe që u valëvit dje mbi Beograd.
UEFA nis hetimin:Serbia për dhunën e koret raciste,Shqipëria për flamurin.
UEFA ka nisur zyrtarisht procedimin disiplinor ndaj Serbisë dhe Shqipërisë incidentet e regjistruara në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e cila u ndërpre në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë, teksa më pas situata agravoi edhe pas fluturimit të flamurit shqiptar me një dron të telekomanduar mbi stadium.
Olsi Rama për CNN: Neveri për akuzat, s'e ngrita unë flamurin.
Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të cilin mediat serbe pretendojnë se ishte personi që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd, hedh poshtë këto akuza. Vëllai i kreut të qeverisë shqiptare në një intervistë për rrjetin televiziv shprehet i zhgënjyer për këto pretendime.
Me çfarë fluturoi flamuri mbi Beograd, dronet me rreze të lartë.
Droni i përdorur për valëvitjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe në Beograd, i cili ndryshe quhet quadkopter për shkak se në dallim nga helikopteri ka 4 helika.
Rrezet e tyre të komandimit variojnë nga 50 metra deri në disa kilometra, duke pasur mundësinë edhe për vendosjen e kamerave me transmetim Live.
Pas ndërprerjes së ndeshjes, policia serbe është hedhur në sulm për të kapur personin që ngriti dronin me flamurin. Por mesa duket do ta kenë të vështirë pasi ekziston mundësia që të jetë komanduar nga jashtë në një distancë të sigurt.
OSHEE padit faturistin abuzues përfundon në pranga Amarild Varfi.
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një faturino të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili dyshohet se abuzonte me faturat. Amarild Varfi është arrestuar pas denoncimit të OSHEE-së.
Padia e OSHEE-së mësohet se është ngritur pasi një qytetarë ka paraqitur edhe një video ku dukej faturisti Amarild Varfi teksa i kërkonte rryshfet. Drejtuesit e OSHEE-së sapo morën dijeni për këtë fakt reaguan menjëherë, duke kryer pezullimin e tij nga detyra dhe padinë ne prokurori.
Donin azil politik në Francë me dokumente false, pranga 4 persona.
Katër persona, mes të cilëve tre pjestarë të një familje, janë arrestuar në flagrancë në aerportin “Nënë Tereza” nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përdorur dokumenta të falsifikuara për të kërkuar azil politik në Francë.
Në pranga kanë rënë, Tahsim Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pjesëtarët e familjes, Ani Çerpja, 22 vjeç, Renard Çerpja, 20 vjeç, Fatmira Çerpja, 42 vjeç, që të gjithë lindur dhe banues në Tiranë.
Ministri i Jashtëm serb: Ndeshja provokim i paramenduar politik.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka dënuar fuqishëm incidentin e mbrëmshëm në stadiumin e Beogradit duke thënë hapur se ai ishte një 'provokim i qëllimshëm politik'. "Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje futbolli. Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e "Serbisë së Madhe" në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", ka thënë Daçiç për të përditshmen serbe 'Blic'.
Shkodër, arrestohet 64-vjeçari droge e arsenal armësh në banesë.
Një person kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës, ndërsa janë sekuestruar rreth 5 kg lënë narkotike e llojit kandanis sativa.
Sipas policisë së Shkodrës, pas operacionit të koduar “Shitësi”, kanë rënë në pranga Ndreke Kapo 64 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Edmond Kapo 32 vjeç të dy me banim në fshatin Berdic.