Arkiv-Lajme të përditësuara

Kakavijë, policia greke kthen 15 shqiptarë: S’kanë garanci financiare.

Postuar në 18 Tetor, 2014 08:47

Policia kufitare e palës greke në Kakavijë, u ka ndaluar kalimin për në shtetin helen 15 shtetasve shqiptarë. Mësohet se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit hyrës për në hapësirën “Shengen”, si dhe mungesa e garancive të mjaftueshme financiare.
 

Shpërdoroi detyrën, më 28 tetor nis gjyqi për kreun e INUV Florenc Hoxha.

Postuar në 18 Tetor, 2014 08:46

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës Florenc Hoxha si dhe 5 inspektorë vartës të Hoxhës, më 28 tetor do të dalin para gjykatës nën akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim të paligjshëm”.
 
Ky proces gjyqësor do të drejtohet nga gjyqtari Enkledi Hajro, ndërsa seanca për Hoxhën dhe inspektorët nën akuzë do të nisë në orën 9:30 minuta.
 
Kërkesa për gjykim e Prokurorisë është regjistruar më 7 tetor, ku pas përfundimit të hetimeve Hoxha dhe inspektorët e tij u gjetën fajtorë sipas organit të akuzës.
 

Zv/ministrja Gjebrea: Sensibilitet i lartë në javën kundër trafikut të qenieve njerëzore

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:40

Elona Gjebrea, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, ka çelur zyrtarisht javën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Përmes një konference për shtyp, ajo bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë një sërë aktivitetesh sensibilizuese, të cilat do të kurorëzohen me një konference të zgjeruar që do mbahet në Vlorë. “Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem mjaft delikat që duhet qasur në të gjithë drejtimet dhe me mënyrat adekuate”, theksoi ajo.

Boris Tadiç serbëve: Mbroni shqiptarët, Rama të vijë në Serbi.

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:18

Ish-presidenti serb Boris Tadiç është pro vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beogradit zyrtar dhe thotë se kjo mund të shërbejë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një deklarate për shtyp të Partisë Social Demokrate e Serbisë (SDS) të ish- presidentit serb, theksohet se provokimet politike dhe dhuna e tifozëve në një ndeshje futbolli nuk duhet të cënojë atë që është arritur deri më tani në zhvillimin e dialogut dhe kompromisin historik ndërmjet popullit serb dhe shqiptar.

Basha:I shtojmë Tiranës 1 mln m² gjelbërim, të hiqet dorë nga bllokimi.

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:17

Kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha gjatë një inspektimi të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës u shpreh se do të largohen 600 mijë ton mbetje të cilat janë akumuluar për rreth 30 vite në këtë zonë.

“Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës. Projekti do të mundësojë parqe në të dyja anët e lumit dhe do të mundësohet mbrojtje ndaj vërshimeve të ujit. Projekti është një vepër historike për Tiranën”-tha Basha.

Prokuroria pushon hetimet për ish-konsullen Shqiptare në Milano.

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:16

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-konsullen Shqiptare në Milano Nausika Spahia. Spahia u kallëzua penalisht në prokurori nga Ministria e Jashtme pas dyshimeve se ajo kishte abuzuar me detyrën në Milano.

Sipas Prokurorisë ish-konsullja Nausika Spahia kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, "Inter Call conacet center sh.p.k." Burime nga Prokuroria e Tiranës tregojnë se vendimi i marrë akuzonte ish-konsullen Spahia jo për shkelje të karakterit penal, por administrativ.  

Basha: Do pastrojmë Lanën. Politika të mos na bllokojë projektet

Postuar në 18 Tetor, 2014 04:13

Bashkia e Tiranës do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përmbytjet nga Lumi i Tiranës. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë inspektimit të projektet për rehabilitimin e lumit të Tiranës. Me anë të këtij projekti, Tiranës tha Basha do ti shtohen 1 milion metër katror gjelbërim. Basha shtoi ndër të tjera se: "Politika të heqë dorë nga bllokimi i projekteve". Gjatë fjalës së tij para mediave, Basha theksoi se po hiqen 600 mijë ton mbetje nga lumi.  “Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës.

Analiza/ Policia e Shtetit rritje të ndjeshme të forcës goditëse përballë shkelësve të ligjit

Postuar në 18 Tetor, 2014 03:50

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp ka publikuar sot rezultatet njevjetore të uniformave blu nga data 15 shtator 2013-15 shtator 2014. Sa i takon sekuestrimit të lëndëva narkotike, Policia e Shtetit ka mundur të kapë 604% kokainë më shumë se një vit më parë dhe 371% më shumë marjiuanë. E “përkthyer” në shifra rezulton se këtë vit janë kapur 101.8 ton majiuanë kundrejt 21.6 ton vitin e shkuar. Sa i takon kokainës, jane 23.2 kg këtë vit, kundrejt 3.2 kg vitin e shkuar.

Itali, mamaja që vrau vajzat e saj Shqiptarja Çopa nuk do të dënohet.

Postuar në 17 Tetor, 2014 15:46

Sipas psikiatrtit mjeko-ligjor, Edlira Çopa, 37-vjeçarja nga shqipëria, e cila vrau më thikë tre vajzat e saj në Lecco të Italisë, nuk ishte mendërisht e aftë natën e krimit. Çopa, gjatë kryerjes së krimit, ka patur probleme mendore.

Rama: Problem i Serbisë nëse 'kapet' nga e shkuara, ne ecim para!

Postuar në 17 Tetor, 2014 12:37

Reagimet e politikës së Beogradit pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, sipas kryeministrit Edi Rama tregojnë se serbët janë mbërthyer nga e kaluara historike. Por në ndryshim nga ta, Tirana zyrtare është e vendosur t’i tregojë Europës, se është e gatshme të ecë përpara duke zgjedhur rrugën e paqes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara