Basha:I shtojmë Tiranës 1 mln m² gjelbërim, të hiqet dorë nga bllokimi.

Postuar në 18 Tetor, 2014 05:17

Kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha gjatë një inspektimi të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës u shpreh se do të largohen 600 mijë ton mbetje të cilat janë akumuluar për rreth 30 vite në këtë zonë.

“Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës. Projekti do të mundësojë parqe në të dyja anët e lumit dhe do të mundësohet mbrojtje ndaj vërshimeve të ujit. Projekti është një vepër historike për Tiranën”-tha Basha.

Gjithashtu ai shtoi se Bashkia e Tiranës i ka marrë të gjitha masat për të parandaluar përmbytjet nga Lumi i Tiranës.

Ndërsa shtoi se Tiranës me anë të këtij projekti do t’i shtohen 1 milion m² gjelbërim, Basha theksoi se politika duhet të heqë dorë nga bllokimi i projekteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.