Zv/ministrja Gjebrea: Sensibilitet i lartë në javën kundër trafikut të qenieve njerëzore

Elona Gjebrea, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, ka çelur zyrtarisht javën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Përmes një konference për shtyp, ajo bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë një sërë aktivitetesh sensibilizuese, të cilat do të kurorëzohen me një konference të zgjeruar që do mbahet në Vlorë. “Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem mjaft delikat që duhet qasur në të gjithë drejtimet dhe me mënyrat adekuate”, theksoi ajo. Sipas zv/ministres, do të zhvillohen nje sërë aktivitetesh në kuadër të kësaj jave, si, mbi 15 seminare për te shkëmbyer informacionin e nevojshëm se si duhet të përballemi me këtë fenomen, shumë aktivitete për të informuar mbi qendrat e rehabilitimit dhe në fund, në Vlorë do të zhvillohet një konferencë e zgjeruar, qe do te mbyllë javën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Add new comment