Arkiv-Lajme të përditësuara
Zbulohen 2 tentativa të trafikimit të marijuanës, arrestohen autorët.
Policia Kufitare zbulon 2 tentativa të trafikimit të marijuanës. Droga e gjetur ishte e fshehur në dy makina në Portin e Durrësit dhe në Kakavijë. Një prej personave të ndaluar nga efektivët është shtetasi Artur Nano 50-vjeç, pronar i automjetit tip “Fiat Multipla”, me targe AA 518 KD.
Vlorë, sekuestrohen 30 thasë me marijuanë, pranga poseduesit.
Plot 30 thasë me marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme nga policia e Vlorës. Lënda narkotike u arrit të kapej në kuadër të operacionit “Treblova”, ndërsa poseduesit e drogës kanë mundur të largohen. Lënda narkotike e kapur ka një peshë prej 111 kilogramë.
Policia e Vlorës bëri të mundur identifikimin e 4 poseduesve të lëndës narkotike, dhe kapjen e njërit prej tyre, Bedri Llanaj, 50 vjeç.
Ndërkaq, po punohet për kapjen e tyre e tre personave të tjerë.
Majlinda Bregu: Ky Nikolic… Akuza të forta ndaj Presidentit serb.
Në “trillin e Beogradit” dhe në pasojat diplomatike që lindën pas ndeshjes së futbollit të së martës, Serbi-Shqipëri, është përfshirë dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu. Në rrjetin social, Facebook, Bregu ka bërë një replikë tepër të fortë ndaj deklaratave të Presidentit serb, Tomislav Nikolic.
“…është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, pse jo shekuj, për t’u kthyer në një vend normal”- ka qenë kjo frazë, e Presidentit serb Nikolic, që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik të vendit tonë, e jo vetëm.
Fier,17-vjeçari dhunohet nga i sëmuri mendor, babai: S'është hera e parë.
Jeta e një 17-vjeçari në Fier është rrezikuar seriozisht, teksa është dhunuar nga një person, i cili mban statusin e të sëmurit mendor. Prindërit e të riut kanë denoncuar rastin në polici, teksa nuk është hera e parë që ndodhin të tilla ngjarje në qytetin e Fierit.
Sulmohet ambasada jonë në Podgoricë, Tirana notë proteste.
Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.
Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.
Burime nga ministria e Jashtme sqaruan për Shqiptarja.com se ambasadori shqiptar i dekretuar nga presidenti Nishani, Ernal Filo nuk ndodhej në godinën e ambasadës në Podgoricë pasi ende nuk ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është akoma në fazën përgatitore.
Nuk deklaruan pasurinë, ILDKPKI gjobë 10 zyrtarëve të administratës.
ILDKPKI ka gjobitur 10 zyrtarë për mosdeklarimin e pasurisë. Ky institucion thekson se vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.
Ja 10 zyrtarët e dënuar nga ILDKPKI
Koçijançiç nuk ndryshon qëndrim "Serbët u treguan profesionistë"
Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme dhe siguri në BE tha se nuk lëviz anjë presje nga deklarat e djshme për incidentin e ndodhur në stadiumin Partizani në Beograd.
Ndërsa u pyet nga gazetarët, Maja Koçijançiç tha se i qëndron deklaratës se autoritetet serbe u sollën me profesionalizëm dhe se flamuri ishte një provokim.
Koçijançiç nuk dha një përgjigje sa i përket pyetjeve se tifozët serb përdhosën himnin shqiptar, apo për koret ku tifozët serb bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve.
Gjirokastër, drogë në makinën mbi karrotrec, kapen greku e delvinjoti.
Një sasi prej 16.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës në automjetin e një shtetasi grek, ndërsa në pranga ka rënë edhe një delvinjot.
Panagiotis Katsaros dhe Adriatik Ogiçi udhëtonin me makinën tip Peugot me target IPP 9497, në pronësi të grekut, ndërsa gjatë një kontrolli të bluve të Gjirokastrës rreth orës 23:00 në aktin Gjirokastër-Derviçan, iu zbulua e fshehur lënda narkotike. Marijauna ndodhen në shasi dhe u gjet e ndarë në 31 pako të mbeshtjella me natriban, gjithsej 16.5.
Shqiptarët peticion online, UEFA-s e Obamës: Të dënohet dhuna serbe.
Mos hetimi i dhunës që tifozët serbë ushtruan ndaj lojtarëve shqiptarë në fushën e blertë të Beogradit ka “revoltuar” shoqërinë shqiptare e cila deri më tani ka ndërmarrë nënshkrimin e dy peticioneve, një dërguar Presidentit të SHBA-ve Barack Obama dhe tjetri drejtuar UEFA-s.
Përmes këtyre peticioneve shqiptarët kërkojnë të ngrenë zërin dhe t’i bëjnë të qartë UEFA-s së Serbia duhet të hetohet për racizëm dhe dhunë kundër shqiptarë në stadiumin Partizani në Beograd dhe jo vetëm për “shqetësimet e krijuara në fushë me hedhjen e fishekzjarrëve.
Tregtonte veshje falso në mënyrë kontrabandë,kapet pronari 39 vjeçar.
Sektori i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës ka arrestuar një 39 vjeçar, pronar të një firme veshjesh pasi në kamionin me të cilin po transportonte mallra u gjetën shmangie të detyrimeve doganore në shumën e rreth 10 milionë lekëve.