Koçijançiç nuk ndryshon qëndrim "Serbët u treguan profesionistë"

Postuar në 16 Tetor, 2014 08:48

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme dhe siguri në BE tha se nuk lëviz anjë presje nga deklarat e djshme për incidentin e ndodhur në  stadiumin Partizani në Beograd.
 
Ndërsa u pyet nga gazetarët, Maja Koçijançiç tha se i qëndron deklaratës se autoritetet serbe u sollën me profesionalizëm dhe se flamuri ishte një provokim.
 
Koçijançiç nuk dha një përgjigje sa i përket pyetjeve se tifozët serb përdhosën himnin shqiptar, apo për koret ku tifozët serb bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve.
 
E pyetur se a duhet të shkoj kryeministri Edi Rama në Beograd pas asaj që ndodhi, zëdhënësja e Ashton tha se kjo vizitë është e mirëpritur.

"Ne besojmë se vizita e Ramës në Serbi do të jetë i mirëpritur në drejtim të vazhdimit të procesit të pajtimit dhe nxitjen e bashkëpunimit në rajon," tha Kocijançiç për gazetarët.

Ndërkohë zëdhënësi i Komisionerit për Arsim, Rini dhe Kulturë, Denis Abot tha se hetimi i cili është  përgjegjësi e UEFA-s, dhe jo e KE-së.  

Abot tha se problemi i racizmit dhe dhunës për fat të keq ka ndodhur  në shumë ngjarje sportive dhe se ai  nuk mund të zgjidhet brenda natës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.