Zbulohen 2 tentativa të trafikimit të marijuanës, arrestohen autorët.

Postuar në 16 Tetor, 2014 18:37

Policia Kufitare zbulon 2 tentativa të trafikimit të marijuanës. Droga e gjetur ishte e fshehur në dy makina në Portin e Durrësit dhe në Kakavijë.  Një prej personave të ndaluar nga efektivët është shtetasi Artur Nano 50-vjeç, pronar i automjetit tip “Fiat Multipla”, me targe AA 518 KD.  

Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare, ju gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të shasisë 20 pako lëndë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa. Gjithashtu mësohet se policia kufitare intensifikoi kontrollet në port. Gjatë kontrolleve të himtësishme efektivët kanë gjetur të fshehur në kabinën e një kamioni shtetasin turk Ahmet Kycyk.

Ky shtetas po tentohej te kalonte si klandestin ne vendet e BE. Policia kufitare ndaloi për organizimin e këtij aktiviteti shtetasit Eglantina Kavrak dhe Xhemal  Subashi.

Po kështu gjatë një kontrolli në doganën e Kakavijës mësohet se është ndaluar nga policia një shtetas grek. Shtetasi grek është Charilaos Kontekakis 48-vjeç nga Kreta. Polcia ka sekuestruar automjetin e tij  tip “Mercedes-Benz ML”  me targa  XNP 7021 Sipas burimeve shtetasit grek ju gjet një sasi droge e fshehur në parakolp e shasinë e automjetit të tij. Ende nuk dihet sasia e drogës në makinë, policia po vijon hetimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.