Majlinda Bregu: Ky Nikolic… Akuza të forta ndaj Presidentit serb.

Postuar në 16 Tetor, 2014 13:20

Në “trillin e Beogradit” dhe në pasojat diplomatike që lindën pas ndeshjes së futbollit të së martës, Serbi-Shqipëri, është përfshirë dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu. Në rrjetin social, Facebook, Bregu ka bërë një replikë tepër të fortë ndaj deklaratave të Presidentit serb, Tomislav Nikolic.
 
“…është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, pse jo shekuj, për t’u kthyer në një vend normal”- ka qenë kjo frazë, e Presidentit serb Nikolic, që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik të vendit tonë, e jo vetëm.
 
Këtë rradhë, në Facebook, indinjimin e saj e ka shprehur dhe Majlinda Bregu, ku, me një retorikë të ashpër, ka dashur t’i përcjellë, me faktet e saja, qytetarëve shqiptarë një sër deklaratash, politikisht jo korrekte, të Nikolic. Deputetja e PD me postimin e saj ka dashur të vërë në dyshim profesionalizmin e Presidentit serb, duke aluduar dhe një lloj nxitje anti-shqiptare të këtij të fundit.
 
Bregu nuk ka kursyer dhe Maja Koçijançiç, zëdhenëse e Komisioneres Ashton, duke vënë në dyshim profesionalizmin e saj dhe duke e akuzuar për standard të dyfishta mbi çështjen në fjalë.
 
Ky postim i Bregut në Facebook mbetet unik i llojit të tij për nga ashpërsia dhe sigurisht dhe për faktin se deputetja e PD deri në vitin 2013 mbante postin e Ministres së Integrimit.
 
Më poshtë deklarata e plotë e deputetes Majlinda Bregu.
 
“Ky Nikolic...

Ky Nikoliç që thotë që Shqipërisë i duhen shekuj që të bëhet vend normal...

A është po ky Nikolic që në vizitën e tij të parë në Moskë deklaroi se nëse BE na vë kusht për anetaëesim, njohjen e Kosovës, jemi gati të tërhiqemi nga rruga drejt BE?

A është po ky Nikolic që spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nuk e njeh, por akuzoi për genocid ndaj pakicave serbe shqiptarët në veri te Kosovës?

A është po ky Nikolic tha s' ka patur genocid në Srebenicë, edhe pse atje u vranë 8000 boshnjakë myslimanë jo në kohërat e mitologjisë ,por në 1995?

A është po ky Nikolic që e quajti Vukovarin, qytet serb edhe pse ishin serbët që e bënë hi, në 1991?

Ky e quan Shqiperinë vend jo normal???

Serbia e Nikolicit ka promovuar paqen e stabilitetin në rajon dhe shqiptarët i paskan fyer se u nisën për futboll dhe u kërcënuan me prerje koke???

Këta janë ata që veprojnë me profesionalizëm, sipas Majes që kërcen majë më majë në përgjigjje jo profesionale e nën verberine e standarteve të dyfishta?

Sa larg kjo Evropë për ata që bërtasin "vdekje"!”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.