Nuk deklaruan pasurinë, ILDKPKI gjobë 10 zyrtarëve të administratës.

Postuar në 16 Tetor, 2014 08:50

ILDKPKI ka gjobitur 10 zyrtarë për mosdeklarimin e pasurisë.  Ky institucion thekson se vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.
 
Ja 10 zyrtarët e dënuar nga ILDKPKI
 
Elvana Hana, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Gjevalin Gjeloshaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Qazim Gjana, me detyrë Doganier në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Arjan Cane, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Sarandë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Dule Koka, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Liset Logli, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Gjirokastër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”, për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Jonis Isaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Rajonale Doganore Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Gjin Dedndreaj, me detyrë Doganier në Drejtorinë Doganore Rinas, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Murat Pashaj, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë;

Ilir Përmeti, me detyrë me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.