Fier,17-vjeçari dhunohet nga i sëmuri mendor, babai: S'është hera e parë.

Postuar në 16 Tetor, 2014 13:19

Jeta e një 17-vjeçari në Fier është rrezikuar seriozisht, teksa është dhunuar nga një person, i cili mban statusin e të sëmurit mendor. Prindërit e të riut kanë denoncuar rastin në polici, teksa nuk është hera e parë që ndodhin të tilla ngjarje në qytetin e Fierit.
 
Një 17-vjecar nga qyteti i Fierit është dhunuar deri në rrezik për jetën nga një shtetas i cili mban statusin i sëmurë mendor. Enri Selimaj është dhunuar nga Mariglen S., i sëmurë mendor i cili jeton në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Idajet Selimaj babai i 17-vjeçarit shprehet i shqetësuar, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë.

Idajet Selimaj shprehet se dhunën e ushtuar e ka denoncuar edhe në organet e policisë, ndërsa ky i fundit pohon se në ngarkim të të akuzuarit është pushuar për shkak të paraqitjes së dy raporteve prej familjarëve të tij. Të sëmurët me probleme mendore po kthehen në shqetësim për komunitetin në këtë qytet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.