Arkiv-Lajme të përditësuara
Bashkia Tiranë titullin “Mirënjohja e Qytetit” ekipit Kombëtar të futbollit.
Bashkia e Tiranës i ka akorduar ekipit Kombëtar të futbollit titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’. Mësohet se titulli është akoduar ditën e sotme pas një vendimi të kryebashkiakut Basha pas ndeshjes së djeshme me Serbinë.
Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42’ pas dhunës që nisi në fushë. Lojtarët shqiptarë u qëlluan me grushte në fushë nga tifozët serbë.
Në kërkim të atij që ngriti flamurin shqiptar në stadiumin "Partizani"
Kush është ai që ngriti flamurin shqiptar në Beograd? Kjo pyetje po mundon të gjithë shqiptarët që duan me çdo kusht duan ta falenderojnë, për atë veprim që pak kush e kishte meduar se do ndodhte.
Të gjithë janë në kërkim kë kësaj mendje të ndritur, e ndërsa nga ana tjetër ka shumë vetofrime nga tifozë të ndryshëm se pretendojnë se ë kanë bërë këtë veprim madhështor për kombin shqiptar.
Tiranë, makina përplas këmbësorin 26 vjeçar, shoqërohet drejtuesi.
Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e “Kamzës” ku një person është përplasur nga një makinë. Vendi i aksidenti ka ndodhur pranë pallateve të “Malejzanit”, ku 26 vjeçari Alfred Rexha po kalonte nga njëra anë rrugës në anën tjetër.
Sipas mjekëve, 26 vjeçari është transportuar me fraktura të shumta në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat 24 vjeçarin Endrit Zefi, i cili është drejtuesi i mjetit tip Wolfskvagen “Caddy” për të sqaruar rrethanat e aksidenti.
Qeveria: Të garantohet jeta e çdo shtetasi shqiptar në Beograd.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Beograd, dhe dhunën e treguar ndaj futbollistëve të kombëtares sonë nga ana e tifozëve serbë, kanë reaguar Ministria e Brendshme si dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Të dyja palët garantojnë se po ndjekin me vëmendje zhvillimin e situatës në Beograd, dhe i bëjnë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë lojtarët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Bushati shprehet se janë njoftuar autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e shtetasve serbë në Beograd.
Mediat Serbe: Arrestohet në stadiumin e Beogradit, vëllai i Ramës.
Incidenteve në stadiumin e Beogradit i është shtuar një tjetër ngjarje e bujshme. Mediat serbe shkruajnë se është arrestuar vëllai i kryeministri Edi Rama, Olsi Rama i cili ndodhej në stadiumin “Partizani” në Beograd për të ndjekur përballjen mes ekipit tonë dhe atij serb.
Sipas mediave serbe, vëllai i kreut të qeverisë shqitparë është arrestuar në tribunën e VIP-ave.
Ende nuk dihet mbi cfare motivesh te jete kryer arrestimi i vellait te kryeministrit Rama.
Arrestohen 13 shqiptarë, vidhnin në Belgjikë, i sillnin në Shkodër.
Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga 15 persona, mes tyre 13 shqiptarë, të cilët kryenin vjedhje dhe grabitje me dhunë në Belgjikë është shkatërruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet belge në qytetin e Shkodrës.
'Rruga e Kombit', Cani padit ish ministrin Bode, dëmi 60 mln €.
Ministria e Financave kallëzon penalisht në Prokurori të Përgjithshme ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe ish-zëvendësin e tij Sherefedin Shehu, pasi sipas këtij institucioni, kanë abuzuar me fondet publike gjatë marrjes së dy kredive për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
28 kryetarët e gjykatave pa mandat, të komanduar nga Nishani.
Ndër shkeljet e konstatuara nga Komisioni Hetimor është edhe mos emërimi i 28 kryetarëve të gjykatave në vend. Kjo akuzë ndaj dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi ka qenë edhe një nga gjetjet e grupit të deputetëve të cilët u bënë edhe nismëtarët për fillimin e procedurave për ngritjen e komisionit hetimor. Në bazë të raporti të gjetjeve të komisionit hetimor theksohet se ndër shkelet e parashtruara ishte edhe mos emërimi i 28 kryetarëve të gjykatave duke i lënë ata në krye të detyrës por pa pasur mandat.
Durrës, e përplas makina kur kalonte rrugën, humb jetën 49-vjeçarja.
Një 49-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën e ish-Kënetës, teksa këmbësorja Nazmije Haspoçi 49 vjeç, lindur Burrel, e banuese në Durrës, e cila po kalonte rrugën është përplasur nga një makinë tip Ford me targë Ford AA 305 IX.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje këmbësorja i preu rrugën makinës, ndërsa mësohet se në këtë segment rrugor mungon sinjalistika dhe vijat e bardha.
Vlorë, bllokohen 14 kg marijuanë policia arreston dy persona.
14.2 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia e Vlorës, ndërsa janë arrestuar dy persona. Efektivët e Vlorës gjatë një operacioni kanë arrestuar Filip Hodaj,19 vjeç, banues ne Risili, pasi në banesën e tij i janë gjetur 7 kg 240 gr lende narkotike e llojit marijuanë.
Në një tjetër operacion efektivat e qytetit bregdetar kanë arrestuar në flagrance për "Prodhim dhe shitje narkotikesh" shtetasin Ysni Metushi, 21 vjeç, banues në fshatin Risili.