Arkiv-Lajme të përditësuara
Basha takon Ahmetin: Stabiliteti i Maqedonisë, falë zbatimit të "Ohrit"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, të Maqedonisë, Ali Ahmetin, gjatë vizitës disa ditore që ky i fundit po zhvillon në Shqipëri.
Gjatë takimit, Ahmeti e informoi Bashën për situatën aktuale në Maqedoni me theks të veçantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qënësishme e stabilitetit të Maqedonisë.
Naço: S'kam axhendë personale të sulmoj gjyqtarë të veçantë.
Nasip Naço, ministri i Drejtësisë i është drejtuar mbi 300 gjyqtarëve nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, duke kërkuar ndryshimin e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve. Naço, theksoi se ky sistem vlerësimi që praktikohet nga KLD, është jo efiçent. Më tej ministri i Drejtësisë theksoi se nuk është në axhendën e tij personale për të sulmuar gjyqtarë të veçantë, përkundrazi, në çdo rast sipas tij ka kërkuar që të evidentohet pjesa më e mirë e sistemit, gjyqtarë apo prokurorë.
Pogradec, zbulohet arsenal armësh në banesë, arrestohet 46 vjeçari.
Një 46 vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Pogradecit, pasi në banesën e tij gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i është zbuluar dhe sekestruar arsenal armësh.
Në pranga ka rënë Eduard Kuqo, banues në Verdovë të Pogradecit, ku sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë zbuluar, 1 automtaik kallashnikov, 4 karikator automtaiku si dhe 2160 fishekë.
Materialet e sekuestruara nga ana e policisë, i kanë kaluar Prokurorisë në cilësinë e provës materiale.
Mirditë/ 60-vjeçari me motorin humb jetën pasi e përplas kamioçina
Përplasja me një kamioçinë i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të një motori. Aksidenti i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sw shtunës në aksin rrugor Shpal – Rruga e Kombit, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Fran Laska, 60 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të kamioçinës,29-vjeçarin Vladimir Gjera.
Arrestohet shpërndarësi i heroinës në brez pistoletë me silenciator.
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga ka rënë Daniel Callëku, banues lagjen 12 të qytetit bregdetar, ndërsa është një shpërndarës heroinë.
Operacioni është kryer nga antikrimi i organizuar i policisë së Durrësit, ndërsa i është bllokuar dhe një pistoletë me silenciator.
Arma është pistoletë model 54 , një zhurmembytës (silenciator) si dhe një krehër me 7 fishekë.
Gjithashtu i janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale, 60 doza lendë narkotike e llojit heroine e përgatitur për shitje.
Shkelën sigurinë në punë, ISHPSH 2 mln lekë gjobë 3 firmave të naftës.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë masa ndaj 3 subjekte në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës pasi kanë rezultuar me shkelje të Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Kanë qenë disa ankesa të njëpasnjëshme të ardhura në adresë të Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe disa raste të aksidenteve të ndodhura në punë, në sektorin e naftës që kanë shtyrë Drejtorinë Përgjithshëm të ISHPSH-së Dritan Ylli, të ngrejë një grup pune të përbërë nga inspektorë pune.
804 kg drogë me skaf për Itali Pranga bandës me 7 shqiptarë.
Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka cuar në sekuestrimin e 804 kilogramë marijuanë dhe arrestimin e shtatë shqiptarëve, si pjestarë të organizatës kriminale të trafikimit të lëndës narkotike.
Ky është bilanci i operacionit të koduar ’’Laguna e Vilunit’’ i finalizuar pas një hetimi 1 vjeçar të Prokurisë Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit si dhe shkëmbimit të informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Itali dhe Mal të Zi.
Topi: FRD në koalicion në zgjedhjet e 2015,Berisha drejton ende PD-në.
Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu u Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, bëri të ditur se partia që ai drejton është e hapur për krijimin e një koalicioni, duke mos shkuar të vetëm në zgjedhjet e pushtetit vendor që pritet të mbahen në vitin 2015, por pa përmendur emra konkretë. Topi theksoi se tashmë FRD është parti më e fortë.
Policia e Shtetit operacion antitrafik, sekuestrohen 804 kg lënë narkotike
Policia e Shtetit, sektori i për Narkotikët ka finalizuar një aksion të gjerë në kuadër të luftës ndaj trafikut të lëndëve narkotike, duke prangosur 7 persona. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit mësohet se Drejtoria për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore te Italisë dhe Malit te Zi pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë kohore 1 vjeçare, është realizuar me sukses operacioni policor i koduar '' ''Laguna e Vilunit''.
Gjimnazistja e “Petro Nini Luarasi” në Tiranë hidhet nga kati i dytë i shkollës
Një gjimnaziste është hedhur nga kati i dytë i shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se vajza është dërguar me urgjencë në spital. Të njëjtat burime sqarojnë se vajza është nxënëse në vitin e dytë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Sipas policisë vajza ka pësuar dëmtime por është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti dhe motivet e gjimnazistes. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.