Arkiv-Lajme të përditësuara

Tentoi të përdhunonte pedagogen. Burg studentit: Kishim 6 muaj lidhje

Postuar në 07 Tetor, 2014 05:35

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur masë e sigurisë “arrest me burg” për studentin 19-vjeçar Armand Prapa, i cili akuzohet për përdhunimin e pedagoges së tij 28-vjeçare. Studenti 19-vjeçar i arrestua tre ditë më parë, pasi 28-vjeçarja e akuzoi se kishte tentuar ta përdhunonte në banesën e saj në rrugën “Nikolla Lena” në kryeqytet.

Por gjatë seancës së sotme për t’u njohur me masën e sigurisë, mësohet se i akuzuari është shprehur se ka patur lidhje intime me 28-vjeçaren, e cila ishte pedagogia e tij, duke mohuar akuzat për tentativë përdhunimi.

Vlorë, policia sekuestron 2 ambiente lojërash fati e pika bastesh

Postuar në 07 Tetor, 2014 05:31

Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 2 pika bastesh sportive dhe lojërash fati të paligjshme si dhe ka proceduar penalisht administratorët e tyre.

54 vjeçari F. O., u procedua pasi nga kontrolli i lokalit në lagjen 28 Nëntori iu gjetën 4 tv si dhe 5 kompjuter që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mogherini 'merret në pyetje' nga eurodeputetët: Ballkani pjesë e BE

Postuar në 07 Tetor, 2014 04:20

Shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel.

Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Dy autobusë të parkuar në Kamëz përfshihen nga zjarri, shkak defekti

Postuar në 07 Tetor, 2014 04:07

TIRANE- Një zjarr ka përfshirë 2 autobusë të parkuar në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se ka qenë një defekt elektrik shkaktar i rënies së zjarrit, ku është përfshirë njërin prej autobusëve, gjë e cila ka bërë të digjet plotësisht. Flakët kanë qenë të mëdha, duke u përhapur edhe në autobusin e dytë, duke që të digjet pjesërisht.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të neutralizuar flakët dhe të mos përhapeshin edhe te automjet e tjera të cilat gjendeshin të parkuar në brendësi të parkut.

Vrasja në Shkodër, autori: Më ofendoi para të gjithëve

Postuar në 07 Tetor, 2014 04:03

SHKODER- “Më ofendoi në sy të të gjithëve. Nuk mund të duroheshin më gjithë ato gjëra që më tha”. Ky është pohimi i Ilir Hoxhajt, 40-vjeçarit të vënë në pranga për vrasjen e Dedë Xhakajt mëngjesin e së dielës. Dëshmitarët e shumë në vendin e ngjarjes kanë treguar se, 50-vjeçari u ndesh në treg me Ilir Hoxhën dhe nisën të debatonin me njëri-tjetrin.

Durrës-Plepa-Vlorë, nis rehabilitimi për gjelbërimin në këtë aks

Postuar në 06 Tetor, 2014 12:01

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fillimin e punimeve në aksin Durrës Plepa – Vlorë. Në një sattus në rrjetin social Twitter, shefi i ekzekutivit shkruan se filloi rehabilitimi i përmasës së gjelbër në këtë aks.
 
Rama e shoqëron postimin e tij në rrjetin social Twitter me dy foto, teska tregohen punimet që kanë nisur në këtë aks. 

Azilkërkuesit, EUROSTAT: 8 mijë kërkesa nga Shqipëria në 6 muaj

Postuar në 06 Tetor, 2014 12:00

8305 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në raportin e fundit në EUROSTAT, zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria është e dyta në rajon për numrin e lartë të zilkërkuesëve.

Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia me 10585 kërkesa pastaj është Shqipëria me 8305 kërkesa, Kosova me 2 460 kërkesa për azil dhe Maqedonia 4280 kërkesa.  

Lezhë, treni përplas një automjet. S'ka të lënduar nga aksidenti

Postuar në 06 Tetor, 2014 09:47

LEZHE- Një automjet është përplasur nga treni në Lezhë, pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Spiten. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar edhe pse makina tip “Benz’me targa greke EMK 9313, ka pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë, nga mungesa e investimeve kisha 400-vjeçare drejt degradimit

Postuar në 06 Tetor, 2014 09:20

VLORE- Mungesa e investimeve ka bërë që kisha 400-vjeçare e Shën Spiridhonit në fshatin Mimfotë të Vlorës të shkojë drejt degradimit. Nga një vëzhgim i bërë me kamerën e “A1 Report” duken qarte plasaritjet në mure, çka tregon se nëse nuk ndërhyhet në kohë kisha rrezikon edhe shembjen.

At Kostandini, prifti që kujdeset për kishën, teksa pohon se që prej vitit 1997 në këtë objekt kulti nuk është bërë asnjë rikonstruksion, thekson se problem përveç mungesës së investimeve janë edhe grabitjet në objektet e kultit.

Vlorë, dëmtohen drurët e rrallë ...por nuk ka asnjë të ndaluar

Postuar në 06 Tetor, 2014 09:03

VLORE - Rreth tetë metër kub dru i rrallë, i llojit ilqe është prerë nga persona të paidentifikuar në fshatin Kuç, të Vlorës, ndërsa sasia e lëndës drusore të prerë është evidentuar nga inspektorët e pyjores në qytetin bregdetar.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj masakre të natyrës, teksa vetëm pak ditë më parë drejtoria rajonale pyjore kishte nisur punën për evidentimin e dhe ruajtjen e pyjeve të rralla.

Lajmi për këtë dëm konfirmohet edhe nga drejtuesit rajonalë të pyjores, ndërsa A1 Report sjell pamjet e stivave të druve që ndodhen në magazinat e fshatit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara